SHBA/ Pasaktësitë historike të kandidatit më të ri republikan për në Kongresin amerikan bëhen virale

Mund të bëhet anëtari më i ri në historinë e Kongresit amerikan, por ironia bëri që Madison Cawthorn, të mbetet në memorien e amerikanëve për fjalimin emocionues por me shumë pasaktësi historike.

Në fjalimin e tij në konventën demokrate ai u shpreh se "Nëse nuk mendoni se të rinjtë mund ta ndryshojnë botën, atëherë thjesht nuk e dini historinë Amerikane," duke vazhduar të rrjeshtojë  arritjet e presidentëve George Washington, Abraham Lincoln dhe "të preferuarit të tij James Madison. Në fjalën e tij, Cawthorn tha që në moshën 25 vjeçare, Madison nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, por sipas një postimi të  Projektit Lincoln  dhe të dhënave historike rezulton që James Madison nuk e nënshkroi kurrë Deklaratën e Pavarësisë."

Historia e Cawthorn, tërheqo shumë vëmendje pasi Trump e kishte konsideruar fushatën e tij për kongresin amerikan si mbreslënëse.

Historia e Cawthorn, mori edhe më shumë vëmendje për shkak të një aksidenti në vitin 2014, që e la të paralizuar nga beli poshtë.

"Më dhanë një shans 1% për të mbijetuar. Falë fuqisë së lutjes, një komuniteti të dashur dhe mjekëve të aftë, e bëra atë."

Në përfundim të fjalimit të tij ai u bëri thirrje amerikanëve të qëndrojnë për të ardhmen.

"Unë u them amerikanëve që e duan vendin tonë - të rinj dhe të moshuar - të jetë një radikal për lirinë. Jini një radikal për lirinë. Bëhuni radikal për republikën tonë. Për të cilin unë qëndroj," tha ai, duke u ngritur nga karroca e tij me rrota, me ndihmën e asistentëve të tij.  Në nëntor, Cawthorn do të përballet me veteranin e Forcës Ajrore Morris "Moe" Davis, në garën për përfaqësues në Kongres për Karolinën e Veriut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë