SHBA, Pentagoni akordon 3.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën

SHBA, Pentagoni akordon 3.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën

Sipas CNN, i cili bazohet te një letër të dërguar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Mark Esper për Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Pentagoni do të ndajë 3.6 miliardë dollarë të buxhetit të Mbrojtjes për të financuar projekte që lidhen me ndërtimin e murit me Meksikën.

Mark Esper shkruan në letër se "kam vendosur që t’i hap rrugën financimit të 127 projekteve ndërtimi ushtarak përgjatë kufirit ndërkombëtar me Meksikën, me një kosto totale të vlerësuar prej 3.6 miliardë dollarë. Këto projekte do të dekurajojnë hyrjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Buxheti përfshin 2.5 miliardë dollarë që Pentagoni duhet të kishte ndarë për programet për të luftuar trafikun e drogës dhe operacionet e tjera. Që atëherë, fondet e Pentagonit janë alokuar në projekte të Departamentit të Sigurisë së Brendshme për të zëvendësuar pjesët ekzistuese të murit përgjatë kufirit mbi 3.200 kilometra, por ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur pjesë të reja të murit.

Ndërtimi i murit ishte një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të Trump 2016, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, Trump është veçanërisht i ndjeshëm ndaj kritikave të marra për mos mbajtjen e premtimit të tij për të ngritur pjesë të reja dhe kilometra mur.

"Muri po ndërtohet shumë shpejt pavarësisht nga pengesat e demokratëve në Kongres dhe gjetkë!" shkruajti në Twitter javën e kaluar presidenti Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)