SHBA, Pentagoni: Kemi vrarë 20
ushtarë të Al-Qaeda në Siri

SHBA, Pentagoni: Kemi vrarë 20<br />ushtarë të Al-Qaeda në Siri
Nëpërmjet një deklarate Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë vrarë 20 ushtarëtë Al-Qaeda në Siri, pas një sulmi ajror të forcave amerikane.

SHBA ndërmori dy sulme ajrore gjatë kësaj jave në afërsi të Sarmanda në provincën e Idlib.
 
Ndërkohë Pentagoni ka deklaruar se si pasojë e sulmit të parë i cili u zhvilluar më 1 janar ka humbur jetën 5 ushtarë të Al-Qaeda dhe nga sulmi i dytë më 3 janar, kanë humbur jetën 3 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 15 të tjerë.
 
Sipas mediave lokale në Siri, sulmet kishin si objektiv të godisnin organizatën e Fetah al-Sham, e cila njihej më parë emrin Al-Nusra dhe që SHBA-të e kishin cilësuar si një organizatë terroriste e cila ishte e lidhur me Al-Qaeda.
 
Fetah al-Sham nuk bën pjesë në marrëveshjen e armëpushimit në Siri, të arritur nëpërmjet negocimit të Rusisë dhe Turqisë, që janë aleatët më të mëdhenj të dy forcave në luftën civile në Siri.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf