SHBA, Pentagoni nis hetimet për
përfshirjen e Rusisë në sulmin kimik

SHBA, Pentagoni nis hetimet për<br />përfshirjen e Rusisë në sulmin kimik
SHBA po heton nëse Rusia ishte e përfshirë në sulmin kimik në Siri, sulm ky që bëri presidentin Donald Trump të urdhëronte sulmin e parë të drejtpërdrejtë ushtarak kundër regjimit të Asadit.
 
"Pentagoni është duke kërkuar për ndonjë dëshmi nëse qeveria ruse e dinte ose ka qenë bashkëfajtore në sulmin mbi provincën Idlib ku u vranë të paktën 80 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë", tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-ve.
 
I pyetur nga CNN në lidhje me akuzat amerikane, se Rusia mund të jenë të përfshirë në sulmin kimik në siri, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj, "Kjo nuk është e vërtetë."
 
Udhëheqësit botërorë ishin të ndarë dukshëm në lidhje me bombardimin e pistës ajrore Shayrat, bazë e cila SHBA beson të jetë baza për avionët që kryen sulmin kimik mbi qytetin rebel të martën.
 
Udhëheqësit perëndimorë kanë mbështetur veprimin e SHBA, duke thënë se presidenti sirian Bashar al-Assad e solli vet situatën në këtë gjëndje.

Presidenti rus Vladimir Putin denoncoi sulmin si "akt agresioni", dhe tha se SHBA, ka shkelur ligjin ndërkombëtar të sovraniteit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane