SHBA, përçahet kampi republikan 
 të gjithë kundër kandidatit Trump

SHBA, përçahet kampi republikan <br /> të gjithë kundër kandidatit Trump
Në kampin republikan janë hedhur të gjithë në sulm kundër kandidatit kryesor për president të Shtetev të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
 
Konkurrentët e tjerë madje ata i kanë bërë thirrje votuesve ta braktisin. Marco Rubio dhe Ted Cruz gjatë debatit në Fox News kanë thënë se Trump duhet t'i humbasë zgjedhjet.  Gjithashtu edhe ish-kandidati për president të SHBA-ve në vitin 2012, Mitt Romney ka thënë se Donald Trump nuk është i përshtatshëm që të jetë presidenti i ardhshëm.
 
“Donald Trump është një hipokrit dhe mashtrues”, ka thënë Romney për kandidatin favorit të partisë së tij, duke shtuar se Trump nuk e ka as temperamentin e as gjykimin e duhur që të bëhet president.

Ai e quajti Trumpin lakmitar dhe të pasinqertë.
 
Deklaratat e tij janë të pazakonta, në kampin republikan të gjithë bazohen me parimin e Ronald Reganit se “Askush nuk duhet të flasë keq për anëtarin e tij republikan.”
 
Sipas analistëve nëse republikanët bllokojnë Donald Trump, atëherë do t’u duhet të përballen me mbështetësit e tij të zemëruar.
 
Mbështetësit e Trump thonë se në zgjedhjet për president të muajit nëntor, ai do të rigjallërojë partinë dhe do të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi