SHBA/ Përgatitje për Paradën e Trëndafilave në Kaliforni

SHBA/ Përgatitje për Paradën e Trëndafilave në Kaliforni

Foto ilustruese

Qyteti Pasadena në Kaliforni është përgatitur për Paradën e Trëndafilave, një traditë e përvitshme amerikane që filloi 134 vjet më parë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O'Sullivan njofton nga Pasadena mbi punën e vullnetarëve për zbukurimin e platformave lëvizëse për paradën që mbahet në ditën e parë të Vitit të Ri.

Trëndafila dhe zbukurime të tjera hijeshojnë platformat lëvizëse që prezantojnë qytete, organizata, kompani dhe disa shtete, përfshirë Luizianën. Çdo përfaqësim sjell diçka të veçantë, që lidhet me tematikën e paradës për fundin e vitit.

Një platformë lëvizëse, e quajtur ‘Nuk ka si shtëpia’, përmban përsonazhe nga libri dhe filmi klasik “The Wizard of Oz” dhe nxjerr në pah situatën e të pastrehëve në qytetin e Los Anxhelesit dhe punën që Fondacioni i Kujdesit Shëndetësor për SIDA-n po bën për të ndihmuar.

Një tjetër platformë nga grupi “Donate Life” inkurajon dhurimin e organeve. Regina Meaux tregon për Zërin e Amerikës se humbi djalin e saj pesëvjeçar Ivanin në një aksident rrugor.

"Na u desh të merrnin vendimin e vështirë për dhurimin e organeve. E dija se diku një nënë po lutej për një mrekulli për fëmijën e saj.”

Organet e dhurura shpëtuan tre fëmijë të tjerë. Ricardo Ortega mori një veshkë dhe qeliza bazë nga një donatore e gjallë, mot ra e tij, Yadia.

“Në vitin 2021 mësova se motra ime kualifikohej për dhurimin”.

Në 75 vjetorin e themelimit, falë financimit nga të diplomuarit, Kolegji Claremont McKenna pranë qytetit Los Anxhelos, merr pjesë në paradë për herë të parë, një ceremoni që transmetohet në televizion në mbarë botën.

“Menduam se mënyra më e mirë për të nderuar traditën dhe historinë tonë, ishte ta ndajmë atë me botën dhe me 100 milionë shikues”, thotë Evan Rutter, përfaqësues i kolegjit.

I diplomuar në vitin 1973, pensionisti Bruce Peterson ka përmbushur synimin e tij të kahershëm për të ndihmuar në përgatitjen e paradës.

“Gjithmonë kam menduar se një ditë do të ndihmoj në përpjekjet e paradës”.

Parada e së hënës në Kaliforninë me klimë të butë do të jetë një spektakël shumëngjyrësh në një kohë kur pjesa më e madhe e hemisferës veriore është e mbuluar nga bora.

“Rreth prillit fillojmë përpjekjet dhe në qershor dhe korrik testojmë platformat lëvizëse”, thotë Stefan Pollak me firmën “Fiesta Parade Floats”

Javën e fundit të dhjetorit mbërrijnë vullnetarët. Debra Suttles ka ardhur nga Kentaki.

“Më pëlqen pjesëmarrja dhe atmosfera këtu”.

Sherri Terrell është një tjetër vullnetare.

“Më pëlqen kur shoh që gjithçka harmonizohet dhe kur parada pushton rrugët”.

Çdo vit Pasadena e fillon Vitin e Ri me këtë paradë shumëngjyrëshe./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja