TIRANË, 29 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu gjatë vizitës së sotme në qytetin e Elbasanit, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe u takua me përfaqësues të biznesit në këtë qytet.
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Ambasada kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe mbështetjeje të përbashkët, gjë e cila ka ndihmuar në zhvillimin e klimës së biznesit në Shqipëri.
Ambasada Amerikane siguron se do të vazhdojë përpjekjet e saj për të promovuar një klimë biznesi të drejtë dhe transparente, dhe në këtë synim, Dhoma Amerikane e Tregtisë do të jetë një aleate e fortë dhe zëri i komunitetit të biznesit./a.g/







