SHBA, peticioni "ndaloni Trump"
firmoset nga 4.6 mln amerikanë

SHBA, peticioni "ndaloni Trump"<br />firmoset nga 4.6 mln amerikanë
Rreth 4.6 milionë amerikanë kanë nënshkruar peticionin kundër marrjes së detyrës së Presidentit nga manjati Donald Trump.
 
Peticioni synon përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe është tani më i njohuri i organizuar ndonjëherë nga "Change.org”.
 
Nismëtarët i kërkojnë Kolegjit Zgjedhor të ndalojë Presidencën e Donald Trump. Ky peticion teorikisht është i mundur, por kurrë më parë nuk e ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve amerikane.
 
Hillary Clinton fitoi miliona vota më shumë se Donald Trump, por Trump u bë President i zgjedhur për shkak të sistemit të votimit, duke fituar me votë elektorale.  
 
Peticioni është titulluar “Bëj Hillary Clinton Presidente” dhe argumenton se për shkak se znj. Clinton fitoi votën popullore ajo duhet të bëhet Presidente. Ai gjithashtu argumenton se Presidenti i zgjedhur është “i papërshtatshëm për të shërbyer në këtë post”.
 
Megjithatë theksojmë se votat popullore ndaj Hillary Clinton nuk duhen marrë të mirëqena sepse para pak ditësh u raportua se në zgjedhjet e 8 nëntorit ishin regjistruar miliona votues të vdekur që “votonin” për kandidaten demokrate. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës