Një gjyqtar amerikan ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kontrovers në Teksas, që ua ndalon abortin grave.  Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për ta penguar zbatimin e ligjit, përderisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij. Sipas tij, “grave u është ndaluar në mënyrë të paligjshme që të kontrollojnë jetët e tyre”.

Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar këtë vendim si të rëndësishëm për kthim të të drejtave kushtetuese të grave.

Një numër i klinikave në Teksas, kanë thënë se janë duke bërë plane për të rikthyer abortet “sa më shpejt që është e mundur”.

Grupet kundër abortit, në anën tjetër, kanë akuzuar gjyqtarët për “ushqim të industrisë së abortit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar ligjin si “sulm të pashembullt” ndaj të drejtave të grave, mirëpo guvernatori i Teksasit, e ka mbrojtur atë duke thënë se “liria më e madhe është vetë jeta”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:40
Gjykata e apelit në SHBA rikthen ndalimin e abortit në Teksas

Një gjykatë federale amerikane e apelit ka rikthyer përkohësisht ndalimin total të Teksasit mbi abortet.

Gjykata e Apelit të Qarkut të Pestë ra dakord me një kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton, që urdhëri i vendosur kundër ligjit tw abortit të hiqet.

Ligji kufizues ndalon të gjitha abortet në rreth gjashtë javë të shtatzënisë. Projektligji, i cili hyri në fuqi më 1 shtator, nuk bën përjashtime për shtatzënitë e shkaktuara nga përdhunimi ose incesti.

Ai gjithashtu i lejon qytetarët e zakonshëm të zbatojnë ndalimin, duke i shpërblyer ata të paktën 10.000 dollarë nëse ata padisin me sukses këdo që ndihmoi në sigurimin e një aborti pasi u zbulua aktiviteti kardiak i fetusit. Kritikët e ligjit kanë thënë se kjo dispozitë u mundëson njerëzve të veprojnë si gjuetarë shpërblimesh kundër abortit.

Gjyqtari i rrethit Robert Pitman miratoi një kërkesë nga administrata e Biden për të parandaluar çdo zbatim të ligjit ndërsa ligjshmëria e tij po sfidohet të Mërkurën. Ai tha se "gratë janë parandaluar në mënyrë të paligjshme nga ushtrimi i kontrollit mbi jetën e tyre në mënyra që mbrohen nga Kushtetuta".

Sidoqoftë, zyrtarët e Teksasit menjëherë apeluan vendimin, të cilin gjykata ka rënë dakord ta lërë mënjanë. Ai urdhëroi departamentin e drejtësisë që t'i përgjigjet vendimit të tij deri të martën