SHBA pezullon dhënien e
vizave jo-emigruese në Turqi

SHBA pezullon dhënien e<br />vizave jo-emigruese në Turqi
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për viza jo-emigrimi nga Turqia, njofton ambasada në Ankara. Deklarata e ambasadës amerikane sot thoshte se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”.

Deklarata nuk i qartësonte arsyet për të cilat ajo po e rivlerëson angazhimin e Turqisë dhe po ashtu nuk sqaron se sa do të zgjasë pezullimi. Në deklaratë po ashtu thuhet se, “për të minimizuar numrin e vizitorëve në ambasadë dhe konsullata ndërsa vazhdon ky vlerësim, efektivisht menjëherë pezullohen të gjitha shërbimet për viza jo-emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi.”/voa

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër