Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të tensioneve me Iranin, që po fajësohet për sulmin ndaj komplekseve saudite të naftës, por ai paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump “do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat tona”.
Pompeo i tha televizionit ABC se vendimi i fundit i administratës amerikane për të dërguar trupa shtesë të mbrojtjes ajrore amerikane në Arabinë Saudite do të “përmirësojë aftësitë” dhe “do ta bëjë më të vështirë” për Iranin
Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha të dielën se prania e forcave të huaja në rajonin e Gjirit Persik do të krijonte “pasiguri në rajon”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se forcat amerikane në rajon do të ishin të natyrës mbrojtëse.
Sulmi i 14 shtatorit nxorri në pah se sa të ekspozuara janë komplekset e naftës në rajon ndaj sulmeve të dronëve dhe raketave.
Presidenti Trump njoftoi të premten për sanksione të reja ndaj bankës kombëtare të Iranit, duke e shkallëzuar më tej presionin ekonomik ndaj Republikës Islamike, por duke u përmbajtur nga çdo veprim direkt ushtarak.
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
60.1%
-
Të gabuar
27%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1242
Lajme të tjera
-
TikTok-u dhe nafta, vënë në sprovë besnikërinë e votuesve të rinj ndaj Presidentit Biden
26 Mars, 07:49
-
Ilir Yzeiri: Marrëveshje për luftën me fjalë
25 Mars, 14:35
-
Tornado të fuqishme në SHBA, raportohet për 23 të vdekur
25 Mars, 14:12
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
SHBA dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen për refuzimin e azilkërkuesve
24 Mars, 15:16
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Shqetësime për sigurinë/ Kongresi amerikan merr në pyetje drejtuesin e TikTok: Nuk jemi agjentë të Kinës apo të një vendi tjetër
23 Mars, 21:29
-
Sulmet kibernetike nga hakerat iranianë, SHBA kryen operacionin e parë mbrojtës në Shqipëri
23 Mars, 16:36
-
Rusia rrit mbrojtjen pranë Japonisë mes mosmarrëveshjeve të SHBA-së! Çështjet e ‘ngrira’ mes dy shteteve thellojnë krizën
22 Mars, 22:54
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42