NJU JORK- Michelle Obama apo Ann Romney? Amerikanët do të duhet të zgjedhin se cilën prej tyre preferojnë ta kenë zonjë të parë në vitet e ardhshme.
MICHELLE OBAMA, AVANTAZHI I MADH I BASHKËSHORTIT PRESIDENT
Michelle Obama, 48 vjeçe, Zonja e Parë me ngjyrë që hyri në Shtëpinë e Bardhë, "kryefamiljare" ashtu siç e quan ajo veten dhe kampione e luftës kundër obezitetit, është një avantazh i madh për bashkëshortin e saj president, që e ka tejkaluar përsa i përket popullaritetit.
E rezervuar, katër vjet më parë, para se të vendosej në Shtëpinë e Bardhë, ajo mendonte të qëndronte në shtëpinë e saj në Çikago deri në fund të vitit shkollor, por Michelle Obama që prej asaj kohe, progresivisht dhe me shumë entuziazëm dhe sukses, pranoi funksionin e Zonjës së Parë të vendit.
Ajo u bë një prej avantazheve kryesore të Barack Obamës, në momentin kur presidenti demokrat kërkoi të rizgjidhej.
Sepse prania e Michelle Obamës kërkohet sot në rrethet elektorale.
Ajo flet për bashkëshortin që ka nevojë për katër vite më shumë, vlerat apo vështirësitë e përditshme.
Popullariteti i saj ka kaluar me 13 pikë atë të Obamës duke arritur në 64 për qind, sipas një sondazhi të Uashington Post-ABC realizuar më 4-7 tetor.
''Ajo është gruaja më popullore e vendit, një ikonë e modës dhe një entuziaste e të ushqyerit, kritika më e ashpër ndaj së cilës është cilësimi i saj si dado kombëtare'', thekson Howard Kurtz, nga Newsweek, pas fjalimit të zonjës Obama para Konventës Demokrate.
FLOTUS (Zonja e Parë e SHBA-së) nuk kalon pa u vënë re, kryesisht nga përmasat e saj 1,80 metra e gjatë, pothuajse sa bashkëshorti 1,85 metra dhe nga personaliteti dhe karizma e sigurt, e ngrohtë, e qeshur, e dashur.
E ardhur nga një familje modeste, Michelle Obama është rritur në Çikago, në periferinë jugore, lagja më e varfër e qytetit.
Prindër dhe fëmijë kanë jetuar për katër vjet në një apartament me vetëm dy dhoma.
Michelle arriti të pranohej në Universitetin prestigjioz të Princetonit në vitin 1981.
Pas Princetonit, ajo hyn në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard përpara se të bëhej avokate në një studio biznesi në Çikago.
Aty ajo takon edhe bashkëshortin e saj. I rezistoi fillimisht, derisa një natë ai e çoi për të parë një film të Spike Lee.
Pas martesës në vitin 1992, ajo largohet nga sektori privat për të punuar në bashkinë e Çikagos, më pas në spitalin universitar, ku tashmë është zëvendëspresidente e ngarkuar me marrëdhëniet e jashtme.
''Ajo ka ditur të jetë efikase duke i shërbyer vendit të saj, fushëveprimit të fjalëve në përpjekje për të bërë diferencën në sektorët që ajo ka investuar'', thekson Anita McBride, ish-sekretare e përgjithshme e Laura Bush, bashkëshortja e George W. Bush.
Që prej fillimit të vitit 2010, Zonja e Parë është kampione e luftës kundër obezitetit të fëmijëve me lëvizjen e saj ''Let's Move'' duke shtuar shfaqjet në televizion, në të cilat nuk hezitoi të bënte "lojëra" apo pompa.
Për promovimin e të ushqyerit të shëndetshëm në vendin e hamburgerit, ajo krijoi një kopësht bio në Shtëpinë e Bardhë, ku ftoi nxënës duke iu shërbyer perime të ''kopshtit'' .
Me Jill Biden, bashkëshorten e zëvendëspresidentit, ajo drejtoi një shoqëri që do t'u vinte në familjeve të ish-luftëtarëve.
Akuzuar në fillim të mandatit për ndërhyrje në çështjet e presidencës, Michelle Obama krahasohet sot me Jackie Kennedy, për pamjen e saj perfekte
ANN ROMNEY, SHTËPIAKJA DHE SHPRESA E KANDIDATIT REPUBLIKAN
Ann Romney, 63 vjeçe, bashkëshortja bjonde që prej 43 viteve e Mitt Romneyt, ka ditur të fitojë zemrat e amerikanëve duke iu dhënë ngjyrimin e mamasë që rri vetëm në shtëpi, gjatë një fushate ku detyra e saj ka qenë humanizimi i imazhit të ftohtë të bashkëshortit të saj.
Akuzuar në muajin prill nga një komentatore demokrate, se nuk kishte punuar qoftë një ditë të vetme në jetën e saj, Ann Romney replikoi duke shkruar mesazhin e parë në rrjetin social tweter "kam zgjedhur të qëndroj në shtëpi dhe të rris pesë djemtë e mi. Më besoni, kjo ka qenë punë''.
Mbarë Amerika me në krye Michelle Obamën, edhe pse bashkëshortja e presidentit dhe kundërshtare politike, është ngritur për të mbrojtur punën e shtëpiakeve duke dhënë një perceptim për bashkëshorten e kandidatit republikan pa insisituar në kuadrin e privilegjeve ku ka jetuar.
Sepse, Ann Davies, para se të martohej me ish-biznesmenin me të cilin ajo formon një çift të dashuruarish, ka lindur gjithashtu në një familje të pasurish në Miçigan.
Ajo ishte vetëm 20 vjeçe kur u martua me Mitt Romenyn, 22 vjeç, pasi u kthye në fenë e bashkëshortit të saj.
Shtypi amerikan do të publikojë një intervistë shumë të vjetër, në të cilën ajo përmend, pas muajit të mjaltit, shitjen e aksioneve në bursë që i mundësuan çiftit të studiojnë pa pasur nevojë të punojnë.
Tashmë mësuar me jetën politike pasi ka qenë Zonjë e Parë e Masaçusetsit, qeverisur nga bashkëshorti nga viti 2003 deri në 2007, Ann Romney, gjithmonë e buzëqeshur, mori gjithnjë e më shumë rëndësi në fushatën presidenciale.
Asaj iu desh të zbuste imazhin e një njeriu të gjykuar të distancues dhe të panjohur me realitetet e klasës së mesme. Misioni i saj gjithashtu ishte të kërkimi për të fituar zërat e grave, që votojnë demokratët.
Mama e pesë djemve të lindur në vitet 1970-1981, kjo gjyshe e 18 nipërve dhe mbesave duhet të përballojë sëmundjen. Një sklerozë iu diagnostikua asa në vitin 1998 dhe më pas një kancer në gji në vitin 2008. Dashamirëse e kuajve, ajo shprehet se kuajt e kanë ndihmuar të kapërcejë sëmundjen
(Marre nga Atsh)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com