Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Samantha Power, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Rusia është duke shkatërruar rendin botëror.
“Veprimet agresive të Rusisë nuk po ndërtojnë një rend të ri botëror, por po shkatërrojnë atë që ekziston”, është shprehur Power në Këshillin Atlantik me seli në Washington.
Gjatë fjalës së saj ajo përmendi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia, ndërhyrjen në luftën civile të Siri duke mbështetur regjimin sirian, ndërhyrjen e Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës.
Gjithashtu Power, ka përmendur edhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së, nëpërmjet hakimit dhe fushatave të dezinformimit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com