Presidenti në largim i SHBA-ve, ka nënshkruar ditën e djeshme një urdhër ekzekutiv, me anë të të cilit bëhet e mundur heqja e disa sanksioneve kundër Sudani, por sërish sanksione të mëdha ekonomike i ka lënë në fuqi.
Heqjen e disa prej sanksioneve që Amerika kishte vendosur ndaj Sudanit, Obama e ka argumentuar me përparimin që qeveria e Sudanit ka bërë gjatë 6-shtë muajve të fundit si dhe me bashkëpunimin që ajo ka patur me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë, grupi për të drejtat e Njeriut, “Human Right Watch”, e ka cilësuar këtë veprim të presidentit Obama si të pashpjegueshëm, pasi sipas tyre qeveria e Sudanit vazhdon ende të kryej krime lufte.
SHBA-të vendosën sanksione të rënda ekonomike dhe financiare për Sudanin, pasi e konsideronin këtë vend si një financues të terrorizmit. Edhe pse disa sanksione u hoqën, vendi vazhdon të konsiderohet si një burim financimi për organizatat terroriste.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com