SHBA, presidenti Donald Trump
sulmon sërish mediat

SHBA, presidenti Donald Trump<br />sulmon sërish mediat
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fjalës së tij në një tubim në Florida, ka sulmuar sërish median duke e akuzuar atë për publikimin e lajmeve false.

Trump është shprehur se media është e pandershme dhe se ka publikuar njëri pas tjetrit, lajme false për administratën e tij.

Gjithashtu ai ka njoftuar se do të marri një vendim për sa i përket emrit i cili do të vendoset në pozicionin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan ka folur edhe për sa i përket krijimit të zonave të sigurta në Siri, për të cilat tha se dëshironte që shpenzimet për
krijimin dhe operimin e tyre të mbroheshin nga vendet arabe në rajonin e Gjitit Persik.

Ndërkohë Trump ka shtuar se krijimi i këtyre zonave në Siri, por edhe në vendet e tjera që ndodheshin në një konflikt të armatosur do të mbante jashtë SHBA-së, terroristët e mundshëm.
 
Duam njerëz të cilët mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për vendin tonë, nuk dëshirojmë njerëz me ide shumë të këqija”, tha ai në përfundimin e fjalës së tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut