SHBA, Presidenti Trump ka ndarë
informacion të klasifikuar me Rusinë

SHBA, Presidenti Trump ka ndarë<br />informacion të klasifikuar me Rusinë
Presidenti Donald Trump zbuloi informacion shumë të klasifikuar për të ashtuquajturin Shtetin Islamik (ISIS) tek ministri i jashtëm rus, thanë disa zyrtarë për mediat amerikane.

Në një bisedë me ministrin e jashtëm rus dhe ambasadorin rus, Sergei Kislyak, në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çonin në ekspozimin e një burimi informacioni, thanë disa zyrtarë për Washington Post dhe New York Times.

Diskutimi ka të bëjë me një komplot ISIS dhe ai thuhet se shkoi "jashtë skenarit". Dhënia e informacioneve zbuluese erdhi nga një aleat i SHBA, informacion që konsiderohet tepër i ndjeshëm për t'u ndarë me aleatët e tjerë, raporton Washington Post.

Të tjerë të pranishëm e kuptuan gabimin dhe u përpoqën të "përmbajnë dëmin" duke informuar CIA-n dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, shkruan Post.

Kjo histori është përgënjeshtruar nga Shtëpa e Bardhë gjatë një konference për shtyp, ku një zyrtar i lartë për sigurinë ka thënë se raporti nuk është i vërtetë.

"Historia që doli sonte, është e rreme", u tha gazetarëve Këshilltari i SHBA për Sigurinë Kombëtare, HR McMaster.

"Presidenti dhe ministri i jashtëm shqyrtuan një sërë kërcënimesh të përbashkëta për dy vendet tona, duke përfshirë kërcënimet ndaj aviacionit civil. Në asnjë moment, nuk u diskutuan burime apo metoda të inteligjencës dhe presidenti nuk zbuloi ndonjë operacion ushtarak që nuk ishte njohur publikisht”, u shpreh McMaster. 

Edhe Rusia ka komentuar rreth shkrimit të Washington Post duke e cilësuar artikullin Fake News, lajme të rreme. Të paktën kështu u shpreh zëdhënësja e ministrit të punëve të jashtme. 

“Gazetat amerikane nuk duhet t’i lexosh kohët e fundit, jo vetëm që i bëjnë keq shëndetit por janë të rrezikshme” shkroi në FB zëdhënësja Zakharova.

Trump:E drejta ime të ndaj informacione me Rusinë

Ndaj shkrimit të Washington Post ka reaguar edhe vetë Trump i cili në një postim në Tëitter shkruan se ka të gjithë të drejtën për të ndarë informacione me Rusinë informacione që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe sigurinë.

”Mbi të gjitha dua që Rusia  të përforcojë luftën e saj kundër ISIS dhe terrorizmit,”u shpreh manjati i cili pranoi se ka shkëmbyer informacione me Moskën.

Redaksia Online
Er.K/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë