SHBA, presidenti Trump në
Houston: Ju nuk jeni vetëm

SHBA, presidenti Trump në<br />Houston: Ju nuk jeni vetëm
Disa komunitete në Huston rrezikojnë përmbytje edhe më të mëdha për shkak se dy diga të mëdha nuk mund të nivelin e ujit në rezervuarët e tyre, të rritur ekstremisht shumë si pasojë e stuhisë “Harvey”.
 
Gjatë së martës në Teksas ka mbërritur presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania, për të parë nga afër situatën e shkaktuar nga uragani “Harvey”, tashmë i klasifikuar si një stuhi tropikale.
 
Presidenti Trump zhvilloi një takim me zyrtarët e emergjencave në Corpus Christie të Teksasit dhe foli më pas para njerëzve, duke thënë se “Teksasi mund t'i bëjë ballë gjithçkaje”.
 
“E gjithë kjo ka qenë një përpjekje kolektive. Kjo është një situatë historike, epike. Por Teksasi mund t'i bëjë ballë gjithçkaje. Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni vetëm”, u shpreh Trump.
 
Reshjet rekord kanë shkaktuar përmbytje ekstreme dhe ajo që ka ndodhur në Teksas duket se po i kalon kufijtë e këtij shteti dhe po prek edhe shtetin e Louisianës.
 
Me mijëra vetë janë evakuar në zonën e Houstonit, ndërkohë që puna e skuadrave të vazhdon për të shpëtuar ata që kanë mbetur të bllokuar.
 
Për shkak të këtij uragani të paktën 9 persona raportohet të kenë humbur jetën.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’