SHBA, Presidenti Trump propozon tarifa të reja për importet kineze

SHBA, Presidenti Trump propozon tarifa të reja për importet kineze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vënien e taksës 25% mbi disa mallra kineze, në vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Shqyrtimi i kësaj takse, që është dyfishi i 10-përqindëshit të planifikuar fillimisht, është kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do që Kina t'i ndryshojë praktikat e saj tregtare.

Megjithatë, vendimi rrezikon t'i rrisë tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Kina tashmë ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse SHBA ec përpara me planin dhe ka akuzuar Uashingtonin për shantazh.

Nëse SHBA ndërmerr hapa për të përshkallëzuar më tej situatën, ne do të ndërmarrim kundërmasa për t'i mbrojtur interesat dhe të drejtat tona ligjitime.

 Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang

Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë përgjigje ndaj politikave të padrejta tregtare të Kinës, të cilat, sipas Trumpit, kanë ndihmuar në krijimin e deficitit të lartë tregtar. Raunndi i parë i tarifave ka hyrë në fuqi më 6 korrik, kur SHBA ka vënë taksë 25% në importet kineze, në vlerë prej 34 miliardë dollarësh. Kina është hakmarrë në mënyrë të ngjashme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?