SHBA, presidenti Trump: Terrorizmi,
kërcënim themelor për lirinë fetare

SHBA, presidenti Trump: Terrorizmi,<br />kërcënim themelor për lirinë fetare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në fjalën e tij të mbajtur në Mëngjesin vjetor të Lutjeve në Washington, është shprehur se terrorizmi është kërcënimi themelor për lirinë fetare.

Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë udhëheqës politikë dhe fetarë nga e gjithë bota, Trump ka përsëritur premtimin e tij për ndaljen e terrorizmit.

Ndërkohë ai ka deklaruar se administrata e tij do të krijojë një sistem që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pranohen të gjithë ata persona që përqafojnë plotësisht vlerat amerikane të lirisë fetare dhe personale si dhe të refuzojnë çdo formë shtypjeje dhe diskriminimi.

Mëngjesi Lutjeve është një organizim i cili është shndërruar në traditë tashmë në Washington dhe është organizuar për herë të parë në vitin 1953. Në këtë ceremoni marrin pjesë më shumë se 3 mijë persona nga e gjithë bota.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje