Më shumë se një mijë kompani dhe 73 vende janë pro ndaj një sistemi që mundëson pagimin e ndotjes me CO2 nëpërmjet një takse mbi karbonin apo një sistemi kuotash të ndryshueshme, njoftoi Banka Botërore (BB).

"Duke mbështetur një çmim mbi karbonin, krerët nëpër botë dhe kompanitë bashkohen për të dërguar një mesazh të fortë", vlerësoi presidenti i BB-së, Jim Yong Kim, pas një mbledhje në OKB mbi ndryshimet klimatike.

Ky koalicion, që përbën më shumë se gjysmën e lëshimit të gazit me efekt serë në botë, përfshin Kinën, BE-në dhe Rusinë si dhe grupon kompani gjigante të industrisë dhe shërbimeve (BP, Statoil, Pfizer, ArcelorMittal, Allianz etj), sipas komunikatës së BB-së.

SHBA-ja, konsumatori më i madh i naftës në botë, nuk figuron në këtë listë ku mungojnë gjithashtu kompani të mëdha të naftës (Exxonmobil, ConocoPhillips, Chevron, Total etj)./ATSH/