SHBA - Orët kalojnë dhe detaje të reja dalin për masakrën në Conektikatit në Newtown. Protagoniste të historisë janë gratë, ato që dhanë jetën e tyre për të shpëtuar fëmijët. 3 heroinat janë presidentja e shkollës, mësuesja 27 vjeçare, por edhe psikologia e shkollës e cila në fund të viti dilte në pension
Amerika është tronditur pas masakrës së mëngjesit të 14 dhjetorit në shkollën fillore "Sandy Hook", ku një 20-vjeçari pasi vrau mamanë e tij në shtëpi dhe më pas vrau 12 vajza, 8 djem dhe 6 gra të rritura në një shkollë fillore në shtetin e Konektikatit, 80 km në verilindje të New Yorkut, më pas vrau veten.
DAWN HOCHSPRUNG, PRESIDENTE

Dawn Hochsprung, 47 vjeç, përshkruhet si shumë e gjallë dhe gjithmonë e buzëqeshur. Ajo i dha një frymë të re dhe të gjallë shkollës të komunitetit të vogël në New England. Para pak kohës presidentja e shkollës kishte njoftuar prindërit për masat e reja të sigurisë, duke shpjeguar se dyert do të mbylleshin në oren 9:30 dhe gjatë gjithë ditës, më pas do të kërkohej që edhe prindërit duhet të paraqisnin dokumente identifikimi për të marrë fëmijët.
Nëna e 2 vajzave biologjike, edhe 3 të adoptuara publikonte shpesh në Twitter foto nga aktivitetet e shkollës. Ajo gjente kohën dhe bënte një kurs pasuniversitar në një shkollë prestigjioze në New York, për të futur teknikat më të reja edhe në shkollën e “Sandy Hook”.
Tregonte kujdes për mësimdhënien, por edhe për argëtimin e fëmijëve. Ajo kishte krijuar traditën e "Wacky Wednesdays", ku ditën e mërkurë fëmijët mund të shkonin në shkollë më veshjet më të çuditshme dhe ndonjëherë edhe ajo vetë vishej ashtu.
VICTORIA SOTO, MESUESE

Victoria Soto, 27 vjeç, ishte një nga mësueset që e pagoi m jetën e saj guximin për të shpëtuar fëmijët nga vrasësi 20-vjeçar. Soto kishte vetëm 5 vjet që punonte si mësuese.
Një miku i saj tregon se “Kishte folur me Vickin të martën dhe i kishte thënë që i dashuronte 16 engjëjt e klasës së saj dhe nuk do të donte t’i linte asnjëherë. Kur dëgjoi të shtënat i ka fshehur fëmijët nëpër dollapët e klasës. Kur 20-vjeçari i armatosur hyri në klasë, ajo i ka thënë që nxënësit ishin në orën e gjimnastikës. Ajo u vra por studentët e saj shpëtuan fatmirësisht pa u dëmtuar”.
MARY SHERLACH, PSIKOLOGE

Mary Sherlach, 56 vjeç ishte psikologia e shkollës. Për vite të tëra ajo kishte ndihmuar brezat e nxënësve të rinj të shkollës fillore “Sandy Hook” me seancat dhe intervistat për t'u përballur me një divorc të prindërve apo me vështirësitë në rritje. Në fund të vitit psikologia dilte në pension dhe bashkëshorti i saj Bill mezi po priste pasi ajo meritonte të pushonte. Kur vrasësi hyri në shkollë psikologia ishte në një takim me dekanin dhe kur dëgjoi të shtëna vrapuan në korridor ku dhe mbetën të vrara.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com