SHBA - Administrata e Obamës ka zbuluar disa reforma në sistemin e drejtësisë penale amerikane, të cilat synojnë
reduktimin e mbipopullimit të burgjeve dhe kursimin e miliarda dollarëve.

"Shumë amerikanë qëndrojnë në burgje për një kohë të gjatë dhe për asnjë arsye ligjore, tha Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, gjatë një fjalimi në San Francisko duke shpallur një sërë propozimesh gjithëpërfshirëse.

Holder tha se ai është duke mandatuar një ndryshim në politikat e Departamentit të Drejtësisë, kështu që kriminelët e nivelit të ulët të cilët nuk kanë histori të rëndësishme kriminale nuk do të marrin dënime të gjata.

Shtetet e Bashkuara kanë përqindjen më të lartë të të burgosërve sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studimet e Burgut në Londër. Në mesin e arsyejeve janë proceset e detyrueshme minimale dhe ligjet e miratuara në vitet 1980 dhe 1990 në një kohë të rritjes së dhunës dhe trafikut të drogës.

Udhëheqësit politike amerikanë duke përfshirë edhe presidentin republikan Ronald Reagan dhe demokratin Bill Klinton përkrahën rritjet e mëdha të shpenzimeve për të luftuar bandat kriminale dhe trafikantët e lëndëve narkotike në atë që është quajtur "lufta kundër drogës".

(l.ç/v./shqiptarja.com)