SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve, mbi 130 studentë të arrestuar (VIDEO+FOTO)

Protestat kundër luftës në Gaza janë përhapur nga universiteti Kolumbia dhe Yale në universitete të tjera amerikane. Kolumbia ka anuluar mësimin në auditorë, dhjetëra protestues u arrestuan në Universitetin Yale e Nju Jorkut dhe dyert e Universitetit të Harvardit u mbyllën të hënën e 22 prillit për publikun.

Disa nga universitetet më prestigjioze amerikane u përpoqën të qetësojnë tensionin në kampuset universitare të krijuara për shkak të luftës së Izraelit me Hamasin.

Demonstratat dhe debatet e nxehta rreth luftës Izrael-Gaza dhe lirisë së fjalës kanë tronditur kampuset e SHBA-së që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Mbi 130 demonstrues pro-palestinezë u arrestuan, pasi kishin ngritur tenda përpara Universitetit Kolumbia.

Krahas demonstratave në këto universitete elitare amerikane, protesta pro-palestinezëve pati edhe në kampuse të tjera, përfshirë në Universitetin e Miçiganit dhe në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit.

Protestat i kanë kthyer studentët kundra njëri-tjetrit. Studentët pro-palestinezëve kërkojnë që universitetet e tyre të dënojnë sulmin e Izraelit në Gazë dhe të tërhiqen nga përfshirja me kompanitë që shesin armë për Izraelin.

Ndërkohë, disa studentë hebrenj thonë se pjesa më e madhe kritikave ndaj Izraelit është shndërruar në anti-semitizëm dhe i ka bërë të ndjehen jo të sigurt.

I pyetur për protestat e kampusit të hënën, presidenti Joe Biden tha se ai dënoi "protestat antisemite" si dhe "ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët".

Tensionet vazhduan të larta të hënën në Universitetin e Kolumbias në qytetin e Nju Jorkut, ku dyert ishin mbyllur për personat që nuk kishin dokument studenti dhe ku protestat vazhdojnë nga brenda dhe jashtë universitetit.

Protestat janë shtuar në shumë kampuse të kolegjeve amerikane që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izraelin jugor, kur militantët vranë mbi 1200 persona, shumica civilë dhe morën rreth 250 pengje. Në kundërpërgjigje, Izraeli ka vrarë mbi 34 mijë palestinezë në Rripin e Gazës, sipas ministrisë vendase të shëndetësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës

Dhjetra protestues pro-palestinezë u arrestuan gjatë natës nga policia amerikane në Universitetin Yale në Konektikat dhe në Universitetin e Nju Jorkut në Manhatan.

 Veçanërisht në kampusin e Universitetit Yale në New Haven, Connecticut, oficerët arrestuan të paktën 47 protestues orët e fundit, thuhet në një shënim të lëshuar nga universiteti.

Ndërsa më tej ata citojnë se studentët e arrestuar, do t'i nënshtrohen masave disiplinore.

 

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)