SHBA-Një protestë tjetër kundër politikave të ndjekura nga presidenti Trump dhe administrata e tij për çështjen e emigrantëve është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në New York.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, në protestë kanë marrë pjesë njerëz me përkatësi të ndryshme fetare.

Ndërkohë protesta e cila u në qendër të Nju Jorkut dhe ishte organizuar nga disa grupe, përfshirë Fondacionin për mirëkuptim etnik dhe pjesë e saj ka qenë edhe Kryebashkiaku i qytetit të New Jork, Bill de Blasion.

Ne duhet t’i eliminojmë stereotipet.  Amerika është vend i themeluar për t’i mbrojtur të gjitha fetë dhe të gjitha besimet”, është shprehur ai.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, tubime të ngjashme janë mbajtur edhe në Oregon dhe Dallas.

[gallery]21144[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com