Nëpër lagjet e qytetit amerikan Mineapolis, zyrtarët policorë kanë shpërndarë qindra protestues, të cilët janë mbledhur për të tretën natë radhazi, për të protestuar kundër të shtënave të policisë, që kanë rezultuar me vrasje të një burri me ngjyrë.
Autoritetet në Brooklyn kanë urdhëruar protestuesit që të shpërndahen, pasi kanë shpallur këto organizime të paligjshme, thirrje që ka marrë një kundërpërgjigje të dhunshme nga protestuesit të cilët nuk kanë nguruar të hedhin objekte drejt policisë. Policia është përgjigjur me plumba gome dhe spraj piperi.
Që nga 13 prilli, autoritetet në qytet janë duke zbatuar masën e orës policore nga ora 22:00, pas protestave që ka nxitur rasti i vrasjes së 20-vjeçarit Daunte Wright, afrikano-amerikan, pas një ndalese në Qendrën Brooklyn më 11 prill.
Kryetari i Qendrës Booklyn, Mike Eliott ka thënë se shpreson për qetësi në komunitet, pasi oficerja e policisë Kim Potter, ka dhënë dorëheqje më 13 prill, bashkë me shefin policor.
Policia ka publikuar pamjet e kamerave trupore të zyrtarëve policorë, që kanë treguar për një përleshje në mes të policisë dhe Wright, pas ndalimit të tij për shkak të skadimit të targave të makinës dhe policia ka tentuar më pas ta arrestojë atë.
Babai i viktimës, Aubrey Wright, ka theksuar se justifikimi i oficeres se ka përdorur armën e gabuar nuk e kthem mbrapsht të birin.
“Unë kam humbur djalin tim. Ai nuk do të kthehet kurrë. Nuk mund ta pranoj këtë. Gabim? Kjo madje as nuk tingëllon mirë. Zyrtarja ka qenë në këtë pozitë për 26 vjet. Nuk mund ta pranoj këtë”.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë që në SHBA po mbahet gjyqi ndaj Derek Chauvin, oficerit policor të akuzuar me vrasjen e George Floydit, po ashtu afrikano-amerikan. Vrasja e tij shkaktoi protesta në tè gjithë SHBA dhe më gjerë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Trump për DeepSeek: Alarm për industrinë tonë, duhet të fokusohemi fort për të konkurruar dhe fituar
28 Janar, 17:17
-
Deklaratat e Trump për Groenlandën/ Kancelari Olaf Scholz i kundërvihet presidentit të SHBA: Kufijtë s’ndryshohen me forcë
28 Janar, 16:48
-
Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA
28 Janar, 15:43
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52
-
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
28 Janar, 12:17
-
S'ndalen protestat në Serbi, plagoset një studente, kryeministri jep dorëheqjen: Vendimi im është i parevokueshëm
28 Janar, 11:20
-
NBA/ Lakers katër fitore radhazi, Cleveland prin Perëndimin! Zhgënjen Boston
28 Janar, 11:06
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Dëbimi i emigrantëve nga Trump, artistja e njohur shpërthen në lot: Njerëzit e mi po sulmohen (VIDEO)
28 Janar, 10:29