SHBA,publikohen për herë të parë
pamje nga testet bërthamore/VD

SHBA,publikohen për herë të parë<br />pamje nga testet bërthamore/VD
Testet bërthamore të drejtuara nga amerikanët gjatë viteve 1945 dhe 1962 do të jenë tashmë të aksesueshme nga të gjithë.

Ne mund të jemi dëshmitarë të pamjeve të cilat kanë qënë shumë pak të transmetuara. Filmime të tilla janë publikuar nga fizikanti Gregg Sprigss.

Online tashmë do të shfaqen rreth 221 teste bërthamore.

“Besoj se do të shfaqim forcën e këtyre armëve bëthamore dhe shkatërrimin që mund të sjellin, ndoshta duke i parë dikush do të tërhiqet dhe nuk do t’i përdorë” u shpreh fizikanti.

Qeveria e SHBA ka në total rreth 10.000 filma të 221 testeve bërthamore në atmosferë të realizuara gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Mos ndoshta ky është nëj sinjal apo një mesazh drejtuar Koresë së Veriut me të cilën janë shtuar tensionet sa i përket përdorimin të armëve bërthamore apo thjesht një dëshirë për të treguar të shkuarën dhe pamje që deri më tani kanë qënë të pazbuluara. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan