SHBA - Bisedat e regjistruara fshehurazi nga Presidenti amerikan Riçard Nikson në hotelin "Watergate" janë bërë publike duke zbardhur kështu një nga aferat më të mëdha të dokumentuara të historisë amerikane. 340 orë biseda mbulojnë periudhën tremujore 9 prill - 12 korrik 1973.
Një ditë më pas, policia arrestoi pesë vetë që fshehurazi hynë në hotelin "Watergate" dhe në kompleksin e zyrave në Uashington, duke tentuar të vendosnin përgjues në zyrat e kundërshtarëve demokratë.
Më vonë FBI-ja vertetoi se në këtë spiunazh dhe sabotim politik ishte i përfshirë edhe Presidenti Nikson. Edhe pse Nikson refuzoi se tregonte se ai fshihej pas kësaj ngjarjeje, në fund u detyrua të dorëzohej.
Në këto regjistrime përfshihen biseda në lidhje me periudhën e Luftës së Ftohtë, me zgjidhjen paqësore me Vietnamin si dhe me kthimin e të burgosurve nga shteti aziatik.
Por Nikson nuk ishte presidenti i parë që përgjoi bisedat në Shtëpinë e Bardhë siç veproi me homologun sovjetik Leonid Brezhnjev. Regjistrime zanore janë bërë edhe nga paraardhësi i tij Frenklin Rusvelt.
ÇFARE ESHTE "WATERGATE"
Kompleksi "Watergate" është një grup prej pesë ndërtesash në lagjen "Foggy Bottom" në Uashington të SHBA-ve. Hapësira prej 40 mijë m2 përmban një godinë zyrash, tre ndërtesa banimit dhe një hotel me zyra.
Ndërtimi i kompleksit u vonua disa muaj pasi ndërtuesi i saj, zyrtarët e qeverisë dhe të tjerë debatuan për stilin arkitektonik të tij dhe lartësinë. Ndërtimi filloi në gusht të vitit 1963 dhe pas polemikave mbi lartësinë dhe ndërtesën e pestë, kompleksi përfundoi në janar të vitit 1971.
"Watergate" konsiderohet si një prej hapësirave më të dëshirueshme në Uashington për të jetuar. Kompleksi ka qenë i populluar nga anëtarë të Kongresit dhe politikanë e është shitur disa herë që nga viti 1980. Në vitin 1990, ai u nda dhe ndërtesat e tij përbërëse apo pjesë të tyre iu janë shitur pronarëve të ndryshëm.
Në vitin 1972 u zbulua se selia e Komitetit Kombëtar Demokratik, vendosur në katin e gjashtë të hotelit me zyra "Watergate" u plaçkit, dokumentet u fotografuan dhe telefonat ishin vënë në përgjim.

(Kompleksi i ndërtesave "Watergate" që u vendos në përgjim dhe prej nga mori emrin skandali)
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com