SHBA, publikon vrasjen në Facebook,
në kërkim autori:Kam vrarë 15 të tjerë

SHBA, publikon vrasjen në Facebook,<br />në kërkim autori:Kam vrarë 15 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA dhe mediat sociale pasi një afroamerikan Steve Stephens ka vrarë një të moshuar në rrugët e Cleveland në Ohio dhe më pas ka publikuar videon në rrjetin social Facebook.

Policia tashmë ka nisur kërkimin e 37 vjecarit i cili sipas autoriteteve ka vrarë edhe persona të tjerë.  

Madje ka qënë vetë ai që ka rrëfyer se gjatë Pashkëve ka vrarë 15 persona.

Të gjithë janë në kërkim të vrasësit i cili ka humbur gjurmët.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve pasi Stephens konsiderohet i rrezikshëm pasi është dhe i armatosur.

Deri më tani FBI ka gjetur trupin e të moshuarit  por ende nuk ka asnjë gjurmë të 15 viktimave të tjerë sic dhe pretendon vrasësi.Rrjeti social facebook e ka konsideruar veprimin të tmerrshëm duke e bllokuar menjëhere videon.

Afromarikani ka punuar në një qendër e cila ofron shërbime për fëmijët e sëmurë mendorë ndërsa vetë është shprehur se ka humbur cdo gjë. 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në SHBA të publikohen vrasje të tilla në Facebook, qershorin e kaluar një person u qëllua për vdekje teksa ishte duke publikuar një video live në FB.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje