SHBA, punësim rekord-313 mijë
vende të reja pune gjatë shkurtit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një numër rekord vendesh të reja pune, plot 313 mijë gjatë Shkurtit, tregojnë të dhënat e fundit. Ky është niveli më i lartë në një vit e gjysmë, dhe konfirmon edhe një herë se, tregu i punës në vend është drejt kapacitetit të plotë.

Por, të dhënat kanë edhe detaje shqetësuese. Vihet re një ngadalësim i rritjes së pagave gjatë Shkurtit. Vendet e reja të punës në Shtetet e Bashkuara gjatë Shkurtit kanë marrë shtysë kryesisht nga përshpejtimi i aktivitetit në ndërtim, që ka prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2007, tregojnë të dhënat e Departamentit të Punës në vend.

Edhe të dhënat e Janarit dhe Dhjetorit të vitit të kaluar janë rishikuar në rritje, me 54 mijë vende të reja pune më shumë. Tregu i punës në vend po përfiton nga kërkesa e fortë e brendshme, përmirësimi i ekonomisë globale si dhe ndjeshëmria e fortë e biznesit në vend pas reformës fiskale të Donald Trump që parashikon shkurtim taksash për 1.5 trilionë dollarë.

Sa i përket pagave, vihet rë një rritje me vetëm 0.1%, në 26.75 dollarë në orë, ndërkohë që gjatë Janarit rritja fiksohej në 0.3%. Norma e papunësisë në vend mbetet e pandryshuar pranë rekordit 17-vjeçar të 4.1%./Scan/

l.q/Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen