SHBA: Putin dhe Kim Jong Un shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut

SHBA: Putin dhe Kim Jong Un shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e Veriut

Vladimir Putin

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra përderisa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, dha detaje për gjetjet e reja vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka faktuar që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së realizuar së fundi në Phenjan, i ka bërë thirrje zyrtarëve verikoreanë që të rrisin shitjet e municioneve për Moskën, në mënyrë që Rusia t’i përdorë ato për luftën në Ukrainë.

Kirby tha se Rusia po synon që të sigurojë municione shtesë për artileri dhe materiale të tjera bazike për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Ai shtoi se letrat e shkëmbyera “ishin më shumë në nivel sipërfaqësor”, por bisedimet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut për shitjen e armëve kanë avancuar. Liderët shkëmbyen letra pas vizitës së Shoigut, tha ai.

“Pas vizitës së Shoigut, një grup tjetër i zyrtarëve rusë udhëtojë për në Phenjan për të vazhduar diskutimet për marrëveshjet e mundshme për blerjen e armëve mes dy shteteve”, tha Kirby.

Kirby refuzoi të japë detaje se si zyrtarët amerikanë kanë mbledhur këto informacione të inteligjencës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një takimi më 25 prill 2019.

Pak para se Shtëpia e Bardhë të publikonte informacionet e reja lidhur me bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike drejt ujërave të tij lindorë, tha ushtria e Koresë së Jugut. Ky testim erdhi disa orë pasi SHBA-ja fluturoi mbi Gadishullin Korean një bombardues me rreze të gjatë veprimi për të treguar forcën kundër Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vazhdimisht ka deklaruar se Kremlini është bërë i varur nga Koreja e Veriut dhe Irani për armët që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koreja e Veriut dhe Irani janë shtete gjerësisht të izoluar nga skena ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në mars, Shtëpia e Bardhë tha se kishte mbledhur informacione të inteligjencës që tregonin se Rusia po synonte të arrinte një marrëveshje me Korenë e Veriut, sipas së cilës, Moska do t’i ofronte Veriut ushqimin e nevojshëm dhe produkte të tjera në këmbim të municioneve nga Phenjani.

Armët e Koresë së Veriut gjatë stërvitjeve ushtarake.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se kishte zbuluar se Grupi Wagner – grup privat rus i mercenarëve – kishte marrë dërgesa armësh nga Koreja e Veriut, të cilat i kishte përdorur në luftimet kundër Ukrainës.

Si Koreja e Veriut, ashtu edhe Rusia, më herët kanë mohuar pretendimet e SHBA-së sa u përket armëve. Koreja e Veriut, megjithatë, është rreshtuar në krah të Rusisë sa i përket luftës në Ukrainë, duke insistuar se “politika hegjemoniste” e Perëndimit, që sipas saj udhëhiqet nga SHBA-ja, detyroi Moskën që të ndërmerrte veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Çdo marrëveshje mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët do të paraqiste shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, rezoluta që mbështeten nga Rusia. Këto rezoluta ua ndalojnë të gjitha shteteve që të blejnë apo të sigurojnë armë nga Veriu./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë