SHBA, Rama: Shqipëria
shembull global i bashkëjetesës

SHBA, Rama: Shqipëria<br />shembull global i bashkëjetesës
Kryeministri Edi Rama në kuadër të vitës së tij disaditore në SHBA, ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë oganizuar nga Shqipëria me temë “Harmonia Sociale për Zhvillim të Qëndrueshëm” në Nju Jork.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook të dielën pasdite shprehet se Shqipëria është shembull global i bashkëjetesës dhe përvoja të tilla duhen përçuar përtej kufinjve të Shqipërisë në realitete të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.

“Në aktivitetin e nivelit të lartë organizuar nga Shqipëria së bashku me Selinë e Shenjtë dhe Mbretërinë Hashemite të Jordanisë për “Promovimin e mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”. Duke folur për shembullin e Shqipërisë dhe si ne kemi ditur gjithmonë të ndërtojmë mbi ngjashmëritë tona dhe si të respektojmë dallimet tona sidomos në çështjet e fesë. Kjo është një përvojë e cila ka nevojë të përçohet përtej kufijve tanë, në realitete të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.Në një kohë kur është momenti për t’u ngritur dhe të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, themelet e lirisë dhe që refuzojnë pikëpamjen e korruptuar të çdo forme besimi që mund të përhapet në çdo qytet, nga Parisi në Baga, duke kërcënuar jetën, paqen dhe të ardhmen”, -shkruan kryeministri Rama.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool