Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Takimi mes Ramës dhe Erdogan është bërë në Nju Jork të SHBA-së, ku dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Mediat turke raportojnë se biseda dypalëshe është zhvilluar në Hotelin e Gadishullin dhe ka zgjatur rreth 30 minuta. 

Mësohet se Rama dhe Erdogan kanë diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. 

Kryeministri Rama takohet me Presidentin turk Erdogan

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com