Komuniteti i Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një raport në të cilin deklarohet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ndikimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, me qëllim për të favorizuar Trump, në disa mënyra.
“Ne vlerësojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar zhvillimin e një fushate për të ndikuar në zgjedhjen e Trump si president. Qëllimet e Rusisë ishin që të minonin besimin e publikut në procesin demokratik amerikan dhe të dëmtonin fushatën elektorale dhe presidencën e mundshme të Sekretares së Shtetit, Clinton”, shkruhet në raport.
Madje dhe vetë presidenti Trump ka fajësuar partinë demokratike dhe shërbimet e inteligjencës se duan të deligjitimojnë fitoren e tij. Madje ai ironizon demokratët duke thënë se nga pakujdesi kanë lejuar që serverat e tyre të hakerohen gjatë zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Në fushatën presidenciale në SHBA, u hakuan disa grupe të partisë Demokratike, kandidatja për presidente, Hillary Clinton si dhe drejtuesi i fushatës së saj elektorale, John Podesta.
SHBA-të deklaruan se ndërhyrja ishte kryer nga Rusia dhe vendosi disa sanksione diplomatike dhe ekonomike ndaj saj, ndërkohë që Rusia e ka kundërshtuar këtë akuzë.
Redaksia Online
D.T/ e.mShqiptarja.com
/Shqiptarja.com