Shteti i Luizianës në SHBA raportoi të hënën (6 janar) vdekjen e parë njerëzore nga gripi i shpendëve në vend, sipas Departamentit të Shëndetit të Luizianës.
Pacienti i moshës 65 vjeç me kushte themelore mjekësore, ishte i ekspozuar ndaj tufës së shpendëve të egër, tha departamenti në një deklaratë.
“Departamenti shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e pacientit teksa vajtojnë humbjen e të dashurit të tyre. Ndërsa rreziku aktual për publikun e gjerë mbetet i ulët, njerëzit që punojnë me zogj, shpendë ose lopë, ose kanë ekspozim rekreativ ndaj tyre, është më i lartë”, thuhet në deklaratë.
Sipas ekspertëve, virusi mund të përhapet nga kafshët te njerëzit nëpërmjet ajrit nëse shepndët ose lopët e infektuara përhapin grimca virusi në ajër.
“Ne e kemi studiuar këtë virus për 25 vite dhe kjo është ndoshta forma më e keqe e virusit që kemi parë. Pra, fakti që më në fund shkaktoi një infeksion fatal këtu është tragjik, por jo befasues,” tha Dr. Richard Webby, i cili drejton Qendrën Bashkëpunuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Studime mbi Ekologjinë.
Por, rreziqet nuk vijnë nga gatimi i mishit të pulës dhe vezëve të papërpunuara. Kur njerëzit infektohen simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm dhimbje të fytit, kollë, rrjedhje ose hundë të bllokuar, ethe ose të dridhura, dhimbje koke, lodhje, dhimbje të muskujve ose të trupit, apo edhe diarre. Rasti i parë njerëzor në Shtetet e Bashkuara me gripin e shpendëve u raportua në prill.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
30 Mars, 20:57
-
Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë
30 Mars, 20:53
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09