SHBA/ Rastet e pakta të manipulimit me votat në Arizona bien ndesh me pretendimet e ish-Presidentit Trump

SHBA/ Rastet e pakta të manipulimit me votat në Arizona bien ndesh me pretendimet e ish-Presidentit Trump

Foto ilustruese

Zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut Arizona kanë identifikuar më pak se 200 raste të manipulimit të mundshëm të votave nga më shumë se 3 milion vota të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-Presidentit Donald Trump ndërsa aleatët e tij vazhdojnë një rishikim të diskutueshëm të votave në qarkun më të populluar të shtetit.

Një hetim i Associated Press gjeti 182 raste ku problemet ishin aq tëqarta saqë zyrtarët i referuan ato për shqyrtim të mëtejshëm. Deri tani, vetëm katër raste kanë sjellë akuza si rezultat, përfshirë ato të identifikuara në një hetim tjetër në shkallë shteti. Askush nuk është dënuar. Asnjë vote nuk është numëruar dy herë.

Megjithëse ekziston mundësia që të dalin në pah raste të reja, shifrat tregojnë se pretendimet e zotit Trump se mashtrimi dhe parregullsitë në Arizona i kushtuan atij votat e elektoratit të këtij shteti, nuk ka gjasa të vërtetohen. Sipas rezultateve përfundimtare të certifikuara, zoti Biden fitoi 10,400 vota më shumë se zoti Trump nga 3.4 milion të hedhura gjithsej.

Përfundimet e AP-së përputhen me analizat e mëparshme që tregojnë se mashtrimi i votuesve është i rrallë. Sistemi ka mekanizma të shumta për të parandaluar jo vetëm manipulimet, por edhe për t’i identifukuar ato nëse ndodhin. “Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë shtetin kanë bërë maksimumin për të siguruar integritetin ezgjedhjeve dhe besimin e publikut tek këto zgjedhje,” tha Sekretarja e Shtetit e Arizonës Katie Hobbs, një demokrate.

Rastet e mundshme në Arizona nxjerrin në pak edhe një realitet tjetër: Mashtrimi me votat mund të ndodhë nga të dyja palët. Nga katër rastet e Arizonës që kanë rezultuar në akuza penale, dy përfshinin votues demokratë dhe dy republikanë. Studimi i agjencisë AP mbështet deklaratat e bëra nga shumë zyrtarë të zgjedhjeve shtetërore dhe lokale – dhe madje edhe disa zyrtarë republikanë të qarkut dhe guvernatorirepublikan Doug Ducey – që zgjedhjet presidenciale të Arizonës ishin të sigurta dhe rezultatet e tyre ishin të vlefshme.

E megjithatë, Senati i shtetit të Arizonës i udhëhequr nga republikanët ka filluar prej muajsh një rishikim të rezultateve në qarkun Maricopa të Feniksit. Përpjekja është diskredituar nga ekspertët e zgjedhjeve dhe është përballur me kritika dypalëshe, por disa republikanë, përfshirë zotin Trump, kanë sugjeruar se ajo do të zbulojë prova manipulimesh të shumta.

“Ky nuk është problem masiv,” tha Adrian Fontes, një demokrat që mbikëqyri zyrën zgjedhore të qarkut Maricopa gjatë zgjedhjeve të vitit 2020. AP analizoi i rastet e mundshme pasi dorëzoi kërkesa për dokumenta publike në të gjitha qarqet e Arizonës. Shumica e qarqeve – 11 nga 15 – raportuan se nuk kishin dërguar asnjë çështje të mundshme tek prokurorët. Shumica e rasteve të identifikuara deri tani kanë të bëjnë me njerëz që votojnë për një të afërm që kishte vdekur ose njerëz që u përpoqën të votonin dy herë./VOA

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha