SHBA, reagon Trump për protestat
ndaj tij: Pse nuk shkuat të votonit?

SHBA, reagon Trump për protestat<br />ndaj tij: Pse nuk shkuat të votonit?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për sa i përket protestave kundër tij, duke u drejtuar protestuesve pyetjen se pse nuk shkuan të votonin në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Pashë dje manifestimin por kam një ndjesi që ne sapo zhvilluam disa zgjedhje! Përse këta persona nuk vajtën të votojnë?”, shkruan Trump në Twitter.

Ndërkohë vetëm pak kohë më vonë ai do të bënte sërish një status duke shkruar se edhe pse nuk kishte dakord me këto manifestime i pranonte si pjesë e  të drejtave njerëzore.

“Manifestimet paqësore janë një nga markat e fabrikuara nga demokracia jonë, ndonëse nuk jam gjithnjë dakord, i njoh të drejtat e njerëzve për të shprehur këndvështrimin e tyre”, shkruan Trump në statusin e tij të dytë në Twitter.

Që prej betimit të tij si president  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump është duke u përballur me protesta dhe demonstrata kundër tij, ku më i madhja ishte ajo e të shtunës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot