SHBA, regjistrohet viktima e 9-të nga përdorimi i cigareve elektronike, Michigan dhe New York-u ndalojnë shitblerjen

SHBA, regjistrohet viktima e 9-të nga përdorimi i cigareve elektronike, Michigan dhe New York-u ndalojnë shitblerjen

Në SHBA është regjistruar viktima e nëntë nga ajo që njihet gjerësisht si “vaping”, e cila s’është gjë tjetër veçse tymosja (thithja dhe nxjerrja) e avullit të prodhuar nga cigarja elektronike.

E gjitha kjo ndodh në një kohë kur në SHBA duket se ka shpërthyer një sëmundje misterioze e mushkërive. Autoritete përkatëse paralajmëruan një shtim të viktimave të cigareve elektronike, ku deri më tani raportohet se janë prekur 530 njerëz.

Viktima e tetë ishte një burrë nga Kansas, i moshës 50-vjeçare, ndërkohë që po në Kansas ndërroi jetë pak kohë më parë edhe një grua mbi të 50-at.

Zyrtarët e spitaleve thonë se ‘situata është shqetësuese’, duke shtuar dyshime dhe shqetësime të reja në lidhje me efektet e pirjes së cigareve elektronike, mbi të cilat komuniteti shkencor dhe organet e kontrollit nuk kanë ende shumë të dhëna.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Mjekësisë, një nga agjencitë më të rëndësishme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate, iu ka kërkuar konsumatorëve të mos konsumojnë blejnë produkte jozyrtare për cigaret elektronike si dhe i ka kërkuar kompanive prodhuese të modifikojnë ampulat që përmbajnë substancat tymosëse, në mënyrë që të shmangen rreziqet shëndetësore.

Cigaret elektronike përmbajnë një ampulë të vogël, e cila duke u ngrohur çliron tym, i cili më pas thithet nga konsumuesi.

Procesi shmang shfaqjen e djegies së substancave, siç ndodh me duhanin në cigare tradicionale, duke zvogëluar kështu sasinë e kancerogjenëve thithës.

Në përgjithësi, pirja e cigareve elektronike konsiderohet më pak e rrezikshme për shëndetin, por prapë konsumimi i tyre ka rreziqe dhe efekte të dëmshme shëndetësore, që nga ana e mjeksisë ende mbeten mister.

Michigan është shteti i parë amerikan që ndaloi cigaret elektronike me aromë, gje e cila u pasua dhe nga New York-u.

Në një intervistë në ‘Washington Post’ Guvernatorit Gretchen Whitmer, tha se ‘ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga efektet e dëmshme për shëndetin që sjell konsumimi i cigareve elektronike, të cilat janë bërë një epidemi e vërtetë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë shitjen e aromave të duhanit. Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 5 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.

“Është diçka potencialisht e rrezikshme. Ka pasur vdekje dhe shumë probleme të tjera. Njerëzit mendojnë se cigaret elektronike nuk dëmtojnë, por nuk është e vërtetë dhe madje ato krijojnë probleme dhe te të miturit" – tha Trump para gazetarëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë