SHBA – Rënie e papritur e nivelit të papunësisë në qersho

UAHINGTON, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Niveli i papunësisë ka njohur një rënie të papritur në qershor, ndërkohë që krijimi i vendeve të punës është rritur ndjeshëm, sipas të dhënave të paraqitura sot nga departamenti i Punës.
Papunësia ka rënë me 0,2 pikë në një muaj, duke arritur nivelin më të ulët që prej gjashtë vitesh, që praktikisht qëndroi në nivelin 6,1 për qind. Analistët kishin llogaritur se niveli i papunësisë për muajin qershor nuk do të ndryshonte dhe do të qëndronte në nivelin 6,3 për qind.
Niveli i papunësisë në SHBA në muajin qershor ka rënë me 0,5 pikë në raport me muajin janar, dhe me 1,4 pikë në raport me një vit më parë.
Ky përmirësim u bë i mundur falë krijimit të një numri të lartë vendesh pune, që u rritën në 288 mijë për muajin qershor, duke shënuar një rritje prej më shumë se 29 për qind në raport me një muaj më parë që u krijuan 224 mijë vende pune./ /G.S/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë