SHBA, Republikani Ryan:
Obama dështoi, 23 mln të papunë

SHBA, Republikani Ryan:<br />Obama dështoi, 23 mln të papunë
FLORIDA- Kandidati republikan për zëvendëspresident Paul Ryan premton “kthesë” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalimit të tij në konventën e partisë në Tampa të Floridës, Ryan kritikoi ashpër politikat ekonomike të presidentit Obama dhe premtoi se votuesit do të arrijnë ta rrëzojnë ligjin për kujdesin shëndetësor.

Ryan ndërsa pranoi zyrtarisht propozimin për të garuar, tha para delegatëve të konventës se përshtypja e tij është se nuk ka parë ndonjëherë kundërshtarë kaq të dëshpëruar për të qëndruar në pushtet. Presidenti Barack Obama sipas tij, erdhi në Shtëpinë e Bardhë gjatë një krize ekonomike dhe kjo i duhet mbajtur parasysh.

“Sot, 23 milion burra dhe gra përpiqen të gjejnë punë. Janë 23 milion njerëz të papunë ose gjysmë të papunë. Një në çdo gjashtë amerikanë jeton në varfëri. Miliona të rinj amerikanë kanë mbaruar universitetin gjatë presidencës Obama por gjysma e tyre nuk gjejnë dot punën për të cilën kanë studiuar ose punë të çfarëdoshme”, u shpreh Ryan. Ai u ndal edhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera dhe tha se një administratë Romney-Ryan do të flasë me besim dhe me qartësi për këtë çështje. Ai tha se kurdoherë që njerëzit në vende të tjera të ngrihen në këmbë për lirinë e tyre ata do ta dinë se presidenti amerikan është në anën e tyre. Sonte në kuvendin republikan, kandidati për president Mitt Romney do të pranojë emërimin e partisë së tij me një fjalim që do të mbajë në mbrëmjen e sotme.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai