Senatori republikan i Teksasit dhe figurë e partisë ultra-konservatore Tea Party, Ted Kruz, zyrtarizoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 me anë të një mesazhi të dërguar sot në rrjetin social "Tweeter".
"Po paraqes kandidaturën time për presidencën dhe shpresoj të marr mbështetjen tuaj", shkroi Ted Kruz.
Konservatori 44 vjeçar, bëhet gjithashtu kandidati i parë republikan që njofton pjesëmarrjen e tij në garën e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në vitin 2016, duke i paraprirë Xheb Bushit, kandidat zyrtar për Shtëpinë e Bardhë dhe figurave të tjera të së djathtës amerikane.
Në një video prej 30 sekondash postuar në rrjetin social "Tweeter", Ted Kruz konfirmoi se do të kandidonte për të ndryshuar Amerikën dhe u kërkoi të rinjve konservatorë ta mbështesin.
Këshilltarët e tij bënë të ditur për median se Ted Kruz mendon të shpenzojë 40 deri në 50 milion dollarë për fushatën e tij.
Ted Kruz ka qenë një kritik i vazhdueshëm i qeverisë Obama dhe i demokratëve dhe ka nisur tashmë të kritikojë edhe kandidatët e mundshëm demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./atsh/
/Shqiptarja.com