SHBA - "E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt". Kështu nis reagimi zyrtar i Ambasadës amerikane në Tiranëmbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se "Shqipëria e ka të pamundur operacionin e asgjësmiti të armëve kimike".
Deklarata shton se "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët, si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord".
Deklarata përforcon se "Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com