SHBA, Rex Tillerson, konfirmohet
nga senati si Sekretar i Shtetit

SHBA, Rex Tillerson, konfirmohet<br />nga senati si Sekretar i Shtetit
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar ne postin e Sekretarit të Shtetit, kandidatin e propozuar nga presidenti Trump, Rex Tillerson.

Senatorët votuan me 56 vota pro dhe 43 vota kundër, ku përgjithësisht senatorët demokratë e kanë kundërshtuar kandidaturën për Sekretar të Shtetit të Rex Tillerson.

Ben Cardin, senatori demokrat i cili është numri i dytë i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, është shprehur se druhej që Tillerson do të ishte një “ushtar i bindur” i presidentit Trump.

Gjithashtu edhe lidhjet me Rusinë dhe qëndrimi i Tillerson në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA-ja kundër Moskës, ka ngjallur debate të shumta në seancat  e konfirmimit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje