Është rikthyer në gjykatë dekreti e presidencial i presidentit, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së emigrantëve në Amerikë, ku i është kërkuar një gjykate apeli ta rikthejë sërish në fuqi, në interes të sigurisë kombëtare.
Sipas BBC, një dokument prej 15 faqesh, i hartuar nga Departamenti i Drejtësisë, argumenton se dekreti për ndalimin e refugjatëve i firmosur nga Trump, është vetëm një ushtrim i ligjshëm i autoritetit të presidentit dhe jo një ndalim për myslimanët.
Urdhri ekzekutiv i firmosur nga presidenti Trump, ndalonte hyrjen në SHBA të emigrantëve nga shtatë vende me popullsi me shumicë myslimane.
Një seancë gjyqësore është caktuar për ditën e sotme, ku gjykata do të vendos nëse do ta mbështesë apo do të kundërshtojë urdhrin presidencial.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com