Shtetet e Bashkuara e kanë rifutur sërish Francesca Albanese në listën e personave të sanksionuar. Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze të pushtuara kishte kritikuar ashpër muajt e fundit shtetin e Izraelit. Disa ditë më parë, sanksionet ndaj saj ishin hequr pas një urdhri gjyqësor, por administrata e presidentit Donald Trump kishte deklaruar se bëhej fjalë për një masë të përkohshme.

Departamenti Amerikan i Thesarit publikoi më 27 maj një njoftim në faqen e tij zyrtare, ku shpjegonte se Albanese ishte rikthyer në listën e personave të sanksionuar. Prania në këtë listë nuk i lejon asaj përdorimin e kartave të kreditit apo kryerjen e transaksioneve bankare.

Një gjykatës në Uashington kishte pezulluar më herët vendimin e mëparshëm, në pritje të shqyrtimit në themel të çështjes, pas një ankimi të paraqitur nga bashkëshorti i Albaneses, Massimiliano Cali. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar se sanksionet u vendosën sepse Albanese “ka përhapur antisemitizëm dhe ka shprehur mbështetje për terrorizmin”./Corriere della Sera