Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka konsideruar numërimin e votave në Wisconsin si të pandershëm duke thënë se rezultati duhet pranuar edhe nëse ai është sfiduar.
Ishte pikërisht kandidatja e Partisë së Gjelbërt Jill Stein e cila kërkoi që në këtë shtet të fituar nga manjati të rinumëroheshin votat.
Ajo gjithashtu ka kërkuar rinumërim edhe në Micigan dhe Pensilvani dhe është shprehur se do të largohet e qetë vetëm në momentin që është siguruar se ka qënë një process i sigurt zgjedhor.
Në një deklaratë të lëshuar nga skuadra e transizionit, Trump akuzoi Stein se ajo po tenton të mbushë arkën e saj me para duke u përpjekur të gjejë fonde për kërkuar rinumërimin e votave.
“Qytetarët tashmë folën dhe zgjedhjet mbaruan” thuhet në deklaratën për mediat. Ndërsa skuadra e ish-sekretares së shtetit është shprehur se do të marrë pjesë në numërim.
Republikani fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në 8 nëntor duke fituar më shumë vota elektorale sesa rivalja e tij demokrate Hillary Clinton.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com