Administrata e Presidentit Trump njoftoi të hënën një rregull të ri që mund t’u mohojë vizat dhe qëndrimin e përhershëm qindra mijëra njerëzve nëse janë tepër të varfër.
Rregulli, i cili pritej prej një kohe të gjatë, hyn në fuqi më 15 tetor dhe refuzon aplikantët për viza të përkohshme ose të përhershme nëse nuk përmbushin standardet e të ardhurave ose nëse varen nga asistenca publike, siç janë pagesë papunësie, kupon ushqimor apo shërbim mjekësor falas.
Një ndryshim i tillë do të kërkonte që imigrantët "të mbështeten në veten e tyre dhe të mos varen nga burimet publike për të përmbushur nevojat, por të mbështeten tek aftësitë e tyre, si dhe te burimet e anëtarëve të familjes, sponsorizuesve dhe organizatat private," thuhet në një njoftim të qeverisë.
"Parimi në të cilin mbështet kjo është një vlerë e vjetër amerikane që quhet mbështetje tek vetja jote," tha një zyrtar.
Zyrtari tha se rregulli nuk ndikon në programet e imigracionit me bazë humanitare për refugjatë dhe azilkërkues dhe përmban përjashtime për viktimat e trafikimit apo viktimat e dhunës në familje. Përjashtimet për këto kategori janë të mandatuara nga Kongresi.
Rregulli i ri gjithashtu nuk ndikon në imigrimin me bazë familjare, pasi shtetasve që sponsorizojnë anëtarët e familjes për një kartë të gjelbër edhe tani u kërkohet të vërtetojnë se janë në gjendje të japin ndihmë financiare për të ardhurit.
Reforma është pjesë e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të frenuar imigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm, një çështje që ai e ka vënë në themel të presidencës së tij./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57