Rusia dhe SHBA kanë nënshkruar një marrëveshje që shpresojnë se do të shmangin përleshjet mes forcave të tyre ajrore në qiell mbi Siri, thanë zyrtarët e dy vendeve.

Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook tha se teksti i marrëveshjes do të mbetet sekret me kërkesën e Moskës, por beri te ditur se akordi do t’u mundësojë palëve që të vendosin kontakte më solide mes tyre. 

Dy vendet nuk do të shkëmbejnë informacione mbi objektivat e tyre.

Z. Cook gjithashtu tha se “Marrëveshja garanton që mjetet ajrore të qëndrojnë në një distancë të sigurt nga njëri-tjetri”.

Nga ana tjetër, zv. ministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Antonov tha se, “memorandumi përmban një numër rregullash dhe kufizimesh që synojnë shmangien e incidenteve mes avionëve amerikanë dhe atyre rusë”.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se avionë rus dhe amerikane luftarake ishin në kontakt vizual me njëri tjetrin, 10 deri në 20 milje (15-30km) larg.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Antonov tha se memorandumi "përmban një numër të rregullave dhe kufizimeve që kanë për qëllim parandalimin e incidenteve mes avionëve amerikanë dhe rusë".



Redaksia online
(e.m/shqiptarja.com)