UASHINGTON - Barack Obama ka vendosur të anulojë takimin bilateral me Vladimir Putin në shenjë proteste për çështjen e Snoëden. E bën të ditur lajmin shtypi amerikan.
Barack Obama, në kohën e transferimit të tij për G20 në Shën Petërburg ka anuluar vizitën në Moskë, ku ishte programuar një takim ballë për ballë me Vladimir Putin. Në fakt, Obama ka shkuar në Suedi.
''Pas një rishikimi të vëmendshëm arritëm në përfundimin se proceset e fundit nuk kanë qenë mjaft në axhendën bilaterale me Rusinë për një samit ShBA-Rusi në fillim të shtatorit”. Dhe kemi informuar qeverinë ruse për faktin se na duket më konstruktiv shtyrja e takimit''. Komunikon Shtëpia e Bardhë, duke zyrtarizuar që presidenti Barack Obama nuk do ta shohë në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin.
''Vendimi zhgënjyes i Rusisë për t’i dhënë azil të përkohshëm Edward Snowden ka qenë një nga faktorët konsiderues në gjendjen aktuale'', të lidhjeve ShBA- Rusi, pohon Shtëpia e Bardhë.
Kremlini shpreh zhgënjim për vendimin e presidentit amerikan, Barack Obama, për të anuluar takimin e parashikuar bilateral në shtator me Vladimir Putin. E bëjnë të ditur burime nga presidenca ruse për Ria Novosti-n.
Anulimi i takimit mes Barack Obama dhe Vladimir Putin, vendosur nga Shtëpia e Bardhë në vijim të dhënies së azilit të përkohshëm në Moskë për datagate Edëard Snoëden, ''dëshmon që ShBA nuk janë gati për të ndërtuar me Rusinë marrëdhënie mbi baza reciproke'', thotë këshilltari diplomatik i Kremlinit, Iuri Ushakov.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com