SHBA-Rusi plan armëpushimi për
luftën në Siri, nis me 27 shkurt

SHBA-Rusi plan armëpushimi për<br />luftën në Siri, nis me 27 shkurt
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zyrtarisht kanë gjetur akordin e përbashkët mbi planin e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në luftën civile mbi 5-vjeçare në Siri. 
Ky plan do të nisë nga 27 shkurti, por përjashton këtu militantët e Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra të lidhur me al-Qaedan.

Lajmi bëhet i ditur nga diplomatë perëndimorë. Ato kanë konfirmuar në kushte anonimati, një raport të rrjetit televiziv “Al Jazeera”. Sipas zyrtarëve, dy palët kryesore në ndërmjetësimin e këtij armëpushimi kanë rënë dakord mbi termat dhe kushtet për ndaljen e luftimeve mes forcave qeveritare të Assadit dhe kryengritësve rebelë opozitarë.

Ndërkohë pritet që pas një bisede telefonike midis presidentëve Barack Obama Vladimir Putin të bëhet njoftimi zyrtar. Ky njoftim do të shënoj fundin e javëve të tëra përpjekjesh diplomatike me synimin për të arritur një armëpushim të përkohshëm.

Më herët nëpërmjet bisedimeve jot ë drejtpërdrejta, u vendos një armëpushim i cili u prish shumë shpejt gjatë muajit të kaluar. Shkak për këtë ishtë ndërhyrja e qeverisë siriane e mbështetur edhe nga sulmet ajrore ruse, në provincën veriore të Aleppos, pranë kufirit me Turqinë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim