Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA ka parë "indikacione të hershme" se Rusia mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor - ku vdiqën 38 persona.
Kirby nuk dha më shumë detaje, por tha për gazetarët se SHBA-ja kishte ofruar ndihmën e saj për hetimin në lidhje me këtë çështje.
Mendohet se avioni është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore teksa përpiqej të ulej në Çeçeni përpara se të devijonte përtej Detit Kaspik në Kazakistan, ku u rrëzua.
Kremlini ka refuzuar të komentojë, por kreu i agjencisë së aviacionit civil të Rusisë tha se situata në Çeçeni ishte "shumë e ndërlikuar" për shkak të sulmeve të avionëve ukrainas në rajon.
Kirby nënvizoi gjithashtu se indikacionet që SHBA kishte parë, shkonin përtej fotove të qarkulluara gjerësisht të avionit të dëmtuar, raporton Washington Post.
Ekspertët e aviacionit dhe të tjerë në Azerbajxhan besojnë se sistemet GPS të aeroplanit u prekën nga bllokimi elektronik dhe më pas u dëmtua nga copëzat nga shpërthimet e raketave ruse të mbrojtjes ajrore.
Azerbajxhani nuk e ka akuzuar Rusinë, por ministri i transportit të vendit tha se avioni ishte subjekt i "ndërhyrjes së jashtme" dhe u dëmtua brenda dhe jashtë ndërsa tentonte të ulej.
"Të gjithë [të mbijetuarit] pa përjashtim deklaruan se dëgjuan tre tinguj shpërthimi kur avioni ishte mbi Grozny," tha Rashad Nabiyev.
Nabijev shtoi se hetuesit tani do të shqyrtojnë "çfarë lloj arme, ose më mirë se çfarë lloj rakete është përdorur".
Megjithatë, deputeti pro-qeveritar Rasim Musabekov ishte i qartë: "Aeroplani u rrëzua mbi territorin rus, në qiellin mbi Grozny. Mohimi i kësaj është i pamundur."
Ai i tha agjencisë së lajmeve AFP se avioni ishte dëmtuar dhe piloti kishte kërkuar të bënte një ulje emergjente në Grozny. Në vend që të drejtohej në aeroportet e afërta, ai tha se ishte "dërguar larg" përtej Detit Kaspik pa GPS.
Stjuardesa Zulfuqar Asadov përshkroi momentet kur avioni u godit nga "një lloj sulmi i jashtëm" mbi Çeçeni.
"Kjo gjendje shkaktoi panik. Ne u përpoqëm t'i qetësojmë, t'i ulnim. Në atë moment ka pasur një goditje tjetër dhe më është lënduar krahu", tha stjuardesa.
Pilotët e aeroplanit Embraer 190 janë merita për shpëtimin e 29 prej atyre që ishin në bord duke arritur të ulnin një pjesë të avionit, pavarësisht se vetë u vranë.
Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi numrin në rritje të raporteve se avioni i Azerbajxhanit Airlines u godit nga mbrojtja ajrore ruse.
“Një hetim për këtë incident të aviacionit është duke u zhvilluar dhe derisa të dalin përfundimet, ne nuk të japim ndonjë vlerësim”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
Autoritetet kazake kanë trajtuar të plagosurit dhe kanë punuar ngushtë me Azerbajxhanin për hetimin.
Raportet në Baku sugjerojnë se Rusia dhe Kazakistani kanë propozuar që një komitet nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura (CIS) - një organizatë rajonale e dominuar nga Rusia - të hetojë rrëzimin, por Azerbajxhani në vend të kësaj ka kërkuar një hetim ndërkombëtar./BBC
Per cdo gje qe ndodh ne bote amerikanet direkt pa prova do akuzojne Rusine ose Kinen , jane ber gazi i botes u ka dale boja ne keto mashtrime duke ber propagande kundra vendeve qe po e konkurojne
Përgjigju